LIVE UPDATES
Politike

Holanda kërkesë zyrtare Komisionit Europian: Riktheni vizat për shqiptarët, na ka pushtuar krimi

31 Maj 2019, 11:03 Nga DOSJA
Holanda kërkesë zyrtare Komisionit Europian: Riktheni vizat për

BRUKSEL- Holanda i dërgon zyrtarisht Komisionit Europian kërkesën për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Kërkesa i është drejtuar Komisionierit për Migrimin, Dimitris Avramopoulos.  Në kërkesë thuhet se shqiptarët kanë bërë që Holanda të ketë frikë nga krimi shqiptar, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Më tej, në letër thuhet se krimi shqiptar është zotërues në Holandë. Dy muaj më parë, Parlamenti holandez votoi mocionin për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Në vizitën e tij në Shqipëri, për ardhjen e FRONTEX, komisioneri Avramopoulos tha se Holanda s’kishte bërë kërkesë zyrtare në KE.

“Holanda i kërkon Komisionit Europian të verifikojë informacionin dhe në konsultim me vendet anëtare të vendos nëse duhet të ndërmerret një vendim, në lidhje me problemet që lidhen me Shqipërinë”-thuhet në kërkesën e dërguar nga Robert de Groot, përfaqësuesi i Holandës në KE. 

LETRA E HOLANDES

Gjatë viteve të fundit çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i aplikimeve për azil nga shtetas shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këto rrethana minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për liberalizimin e vizave në përgjithësi dhe liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë në veçanti.
Këto rrethana janë marrë parasysh nga parlamenti holandez. Një debat parlamentar mbi krimin e organizuar shqiptar në Holandë u mbajt më 11 prill. Kjo rezultoi në një mocion që kërkoi nga qeveria e Holandës që të njoftojë Komisionin në përputhje me nenin 8 (2) të Rregullores (EU) 2018/1806 (në tekstin e mëtejmë: rregullorja) për rritjen e aktivitetit të krimit shqiptar në Holandë.
Holanda këtu njofton Komisionin Evropian se wshtw duke u pwrballur me
(d) një rrezik në rritje ose kërcënim i menjëhershëm për politikën publike ose sigurinë e brendshme të Shteteve Anëtare, në veçanti një rritje të konsiderueshme në veprat penale serioze, të lidhura me shtetasit e atij vendi të tretë, të mbështetur nga informacione objektive, konkrete dhe relevante, nga autoritetet kompetente;
(a) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve të atij vendi të tretë refuzon hyrjen ose zbulohet se qëndron në territorin e Shtetit Anëtar pa të drejtë për ta bërë këtë; dhe
(b) një rritje të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil nga shtetasit e atij vendi të tretë për të cilin norma e njohjes është e ulët.

(d) një rrezik në rritje ose kërcënim të menjëhershëm për politikën publike ose sigurinë e brendshme të Shteteve Anëtare
Që nga viti 2015, Holanda ka përjetuar një rritje të konsiderueshme në veprat penale që lidhen me shtetasit shqiptarë dhe bandat e krimit.
Kriminelët shqiptarë janë të përfshirë në trafikun e drogës (kryesisht kokainë), pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Prania e tyre në skenën kriminale po bëhet më e spikatur, jo vetëm për shkak se ata veprojnë në mënyrë efektive nën radarin por edhe për shkak se ata gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë me grupet e tjera kriminale të huaja.
Aktivitetet e tyre janë një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë e brendshme. Pas një rritje të 710 të kriminelëve shqiptarë të regjistruar nga policia në 2016, numri i tyre ra në 499 në vitin 2017. Në 2018 u regjistruan 476 të dyshuar. Shqetësimi kryesor është aktiviteteti i tyre.

Pavarësisht uljes së numrit të të dyshuarve, numri i kriminelëve shqipfolës në krimin e organizuar duket se po rritet. Numri i të dyshuarve shqiptarë renditet në pesë pikat kryesore të alarme të regjistruara nga Holanda në Sistemin Informativ Shengen (SIS). Këto alarme SIS japin informacion për individët që nuk kanë të drejtë të hyjnë ose të qëndrojnë në Zonën Shengen ose në ato që kërkohen në lidhje me aktivitetet kriminale.

Shqipëria dhe Holanda po punojnë së bashku për të kundërshtuar çështjen e krimit të organizuar nga shtetasit shqiptarë në Holandë. Më 23 maj 2018 Ministri i Drejtësisë dhe Ministri për Migracionin i Holandës nënshkruan një Letër Qëllimi me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë. Më 13 dhe 14 shkurt 2019 u mbajt takimi i parë i ekspertëve për krimin e migracionit në Holandë. Ndonëse është përmirësuar bashkëpunimi me policinë, autoritetet gjyqësore dhe të emigracionit, ka ende hapësirë ​​për përmirësime të mëtejshme dhe bashkëpunimi deri tani nuk ka rezultuar në suksese konkrete në terren.
Në raste të ndryshme, policia dhe autoritetet gjyqësore të Holandës kanë ngritur nevojën për të përmirësuar shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës kriminale me autoritetet shqiptare. Për shembull, nga Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë i Holandës gjatë takimit të tij me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, më 28 mars 2019. Më 23 maj 2019, policia holandeze mori informacion në lidhje me subjektet dhe grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky informacion do të jetë bazë për një takim të ekspertëve këtë verë midis autoriteteve të zbatimit të ligjit të Shqipërisë dhe Holandës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rikthimi i vizave nga holanda rikthimi i vizave nga holanda


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet