Aktualitet

Arrestohet i kërkuari për kultivim lëndësh narkotike në Berat, bie në pranga edhe bashkëpunëtori i tij

28 Korrik 2021, 09:15 Nga DOSJA
Arrestohet i kërkuari për kultivim lëndësh narkotike në

BERAT-Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, është kapur ditën e sotme nga policia e Beratit. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin me iniciale L.B banues në Fier. 

Gjykata e Fierit ka vendosr për të masën e sigurisë arerst me burg dhe është arrestuar në flagrancë edhe një 58-vjeçar me iniciale A.O që bashkëpunonte me të.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në berat berat arrestohen dy persona në berat berat

Sondazh

Poll