Aktualitet

‘Jam i sëmurë, s’duhet të qëndroj në ambiente të mbyllura’/ Apeli i GJKKO s’ia merr parasysh ankesat, lë në burg

28 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
‘Jam i sëmurë, s’duhet të qëndroj në

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe do të vijojë që të qëndrojë në burg edhe pse kërkoi lirinë para trupës gjykuese të Apelit në GJKKO. Seanca e sotme u zhvillua pas kërkesës së tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me pretendimin se është i sëmurë.

Së bashku me Tushen në qeli mbetën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati, ndërsa të pandryshuara mbetën masat edhe për ish-vartësit e Tushes të dyshuar, këta të fundit të akuzuar për shpërdorim detyre, favorizim në tenderat dhe tjetërsim të pronës publike.

Gjatë seancës së sotme, Tushe nuk e ka mohuar njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami, me të cilin doli në përgjime duke komunikuar për tenderat, por ka shtuar se ai nuk ka lidhje me abuzimin pasi nuk ka kompetenca.

Kjo kërkesë iu rrëzua nga GJKKO një javë më parë, edhe pse Tushe pretendon se është alergjik ndaj disa ushqimeve dhe se sipas mjekut nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura. Po ashtu, ai ka shtuar se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterolin e lartë, ndaj nuk mund që të qëndrojë më në qeli.

Fatos Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll