Aktualitet

Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e ‘Tashëgimisë Botërore”, UNESCO jep dy vite kohë që të mbrohet zona

28 Korrik 2021, 08:56 Nga DOSJA
Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e ‘Tashëgimisë

KINË-Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore,ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni e veriut) në listën e trashëgimisë Botërore në rrezik, në projekt rezolutën e sesionit të 44 që po zhvillohet në Kinë në faqen 78 pika dhe i ka dhënë Maqedonisë së Verit dy vite kohë për ta ‘mbrojtur’ Ohrin.

Ky është një sinjal që edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut të rishikojnë Planin e Menaxhimit të rajonit si dhe ndërtimet e planifikuara në këtë zonë deri parkun ujor në Drilon.

Pjesa e liqenit të Maqedonisë së veriut është u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.  Liqeni i Ohrit  është  listuar  si një  ndër 3 liqenet më të vjetra në botë,  ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet liqeni i ohrit unesco liqeni i ohrit unesco

Sondazh

Poll