Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Fier! Tymi dhe era e keqe “mbulojnë” qytetin, digjen plehrat në landfill

28 Korrik 2021, 08:49 Nga DOSJA
Katastrofë mjedisore në Fier! Tymi dhe era e keqe

FIER- Qyteti i Fierit është “zgjuar” i mbuluar nga një mjergull tymi e shkaktuar nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane. Shkak është bërë djegia e disa vatrave zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier, e cila shtrihet në një hapësirë prej 6 hektarësh.

Fusha e mbetjeve urbane në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga flakët dhe për shuarjen e tyre kanë ndërhyrë zjarrfikëset.

Edhe pse shumica e vatrave të zjarreve janë shuar, ka sërish që janë aktivizuar, ndërkohë që edhe pse Mbrostari ndodhet rreth 3-4 km larg qendrës së Fierit, era dhe tymi kanë mbërritur të ‘pushtojnë’ qytetin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen plehrat ne fier fier digjen plehrat ne fier fier

Sondazh

Poll