Aktualitet

Arrestohet bletari shqiptar në Greqi! Dyshohet si autori i zjarrit shkatërrimtar në Stamata që shkrumboi shtëpi e makina

28 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
Arrestohet bletari shqiptar në Greqi! Dyshohet si autori i zjarrit

GREQI-Një shqiptar 64-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pasi dyshohet të jetë autor i zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në Stamata, Rodopoli dhe Dionysos, duke shkrumbuar shtëpi e makina.

Mediat greke raportojnë se ai u arrestua bashkë me 3 persona të tjerë nga punonjësit e Drejtorisë së Krimeve të Zjarritdhe dhe do të  të dërgohet sot në prokurori me akuzën e zjarrvënies, tre të tjerët u lanë të lirë. Bletari shqiptar rezulton se ka koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamata, nga ku filloi edhe zjarri.

Kryetari i Komunitetit të Rodopolis, Vassilis Kleftakis, duke folur për MEGA, mëngjesin e sotëm, tha se zjarri ishte i qëlimshëm. “Për mua është zjarrvënie. Ne jemi në shënjestër për herë të 4-5. Brenda një muaji, pati 4-5 shpërthime të vogla”, u shpreh ai.

Rreth 15 deri në 20 ndërtesa të sapo-ndërtuara u dëmtuan nga zjarri në Rodopolis, duke shtuar se sot do të nisë regjistrimi i dëmeve në shtëpi e ndërtesa.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bletari ne greqi arretohet 64-vjeçari ne greqi greqi zjarri ne greqi arrestohet bletari ne greqi arretohet 64-vjeçari ne greqi greqi zjarri ne greqi

Sondazh

Poll