Aktualitet

Do mbronte fidanët me çdo kusht! Kapet i riu në Vlorë, armë dhe 260 fishekë për sigurinë e “fermës”, kanabisin e ki

28 Korrik 2021, 08:58 Nga DOSJA
Do mbronte fidanët me çdo kusht! Kapet i riu në Vlorë,

VLORË– Finalizohet operacioni “Antena”! Vihet në pranga 36-vjeçari Ernist Mustafa, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një pushkë dhe 260 fishekë. I riu përgatitur fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni policor i koduar “Antena”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, çon në pranga 1 shtetas. Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ernist mustafa operacioni antena ernist mustafa operacioni antena

Sondazh

Poll