Aktualitet

Organizonin lojëra fati me celular në Tiranë, arrestohen dy autorët, sekuestrohen tre kompjutera dhe një shumë parash

28 Korrik 2021, 08:39 Nga DOSJA
Organizonin lojëra fati me celular në Tiranë, arrestohen dy

TIRANË- Operacioni ‘’Fati i Lojërave’’ ka vendosur në prangat e Policisë dy persona që operonin në rrugën “Studenti”. Në pranga kanë përfunduar 44-vjeçari Ilir Kotorri, dhe 24-vjeçari Xhefri Ismaili, të cilët e kishin kthyer lokalin në një qendër lojërash fati. Në fund të operacionit janë sekuestruar 3 kompjutera, 1 celular dhe një shumë parash.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon operacioni “Fati i lojërave”. Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I. K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir kotorri operacioni fati i lojrave xhefri ismaili ilir kotorri operacioni fati i lojrave xhefri ismaili

Sondazh

Poll