Aktualitet

Procedohet 67-vjeçari në Kapshticë, nuk deklaron burimin e 24.530 eurove që mban me vete 

28 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
Procedohet 67-vjeçari në Kapshticë, nuk deklaron burimin e

KAPSHTICË-Një 67-vjeçar nga Lushnja është vënë nën hetim nga policia kufitare ditën e sotme pasi iu sekuestruan 24.530 euro, burimi i të cilave nuk ishtë deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 67 vjecari nga lushnja te ardhura te pa deklaruara vihet nen hetim 67 vjecari 67 vjecari nga lushnja te ardhura te pa deklaruara vihet nen hetim 67 vjecari

Sondazh

Poll