Sport

Aguero ‘rinovon gjurin’, për të zgjatur karrierën e tij me Messin

28 Korrik 2021, 08:36 Nga DOSJA

SPANJE – Sergio Aguero është shumë i vendosur. Ai nuk ka ndërmend ‘të kalojë dimrin’ në Katalonjë. Sulmuesi argjentinas përballet me sfidën e re me entuziazmin e një rishtari. Por edhe me gjunjët e një 33-vjeçari, me disa probleme të shkaktuara nga vitet e futbollit në nivelet më të larta. Sidoqoftë, ‘El Kun’ nuk dëshiron të lërë asnjë gur pa lëvizur për ta zgjatur sa më shumë karrierën e tij.

Aguero është i padëmtuar, por është po aq e pamohueshme, që ata kanë karakterizuar sezonet e tij të fundit. Në veçanti në vitin 2020/2021, ai vuajti shumë, fillimisht nga një dëmtim i kofshës, pastaj nga një problem me gjurin dhe së fundmi nga Covid. Ai nuk humbi asgjë, luajti vetëm në 21 ndeshje me 733′, por u pasurua edhe me gjashtë gola.

Megjithatë, gjuri i majtë e ka shqetësuar shpesh atë. Përveç, se iu nënshtrua një operacioni, ai ka mbledhur 12 probleme në lidhje me artikulacionin. Nuk mund të jetë rastësi. Kështu që ‘El Kun’ kërkoi një zgjidhje, që tashmë e kanë kryer edhe sportistë të tjerë të nivelit të lartë. Sulmuesi nuk dëshiron të kapet i papërgatitur për para-sezonin.

Dhe siç raportohet nga “Cadena SER”, ai iu është nënshtrua një trajtimi të qelizave staminale, për të përmirësuar gjendjen e gjurit të tij dhe për të zgjatur karrierën e tij. ‘El Kun’ e vendosi veten në duart e Dr. Robert Soler. Qëllimi i trajtimit ka për qëllim rigjenerimin e kartilageve në gju.

Projekti është duke u zhvilluar. Aguero ka filluar terapinë në Institutin e Terapisë Rigjeneruese. Qendra, sipas “RVV”, ka treguar nëpërmjet studimeve klinike, se është e mundur të rigjenerohet kërci, “duke nxjerrë qelizat staminale nga palca e kockave dhe duke i kultivuar ato.

Kjo lejon që numri i qelizave burimore të shumëzohet me miliona herë”. Aguero po e provon. Endërra e tij ishte të luante me Messin, dhe pasi u ngjit në majën e Amerikës së Jugut, ‘El Kun’ dëshiron të fitojë trofe me mikun e tij më të ngushtë edhe në nivelin e klubit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “cadena ser” 33-vjeçari dr. robert soler el kun institutin e terapisë rigjeneruese sergio aguero “cadena ser” 33-vjeçari dr. robert soler el kun institutin e terapisë rigjeneruese sergio aguero

Sondazh

Poll