Sport

“Tokyo 2020”: Befasi tjetër. Lydia, fituesja e parë e medaljes nga Alaska!

28 Korrik 2021, 06:03 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Befasi tjetër. Lydia, fituesja e parë e

JAPONI – Fjorde, salmon, slita me qen. Dhe, që dje, edhe një kampione olimpike në not. Në qytetin Seward, me 2773 banorë, do të kujtojnë gjithmonë finalen e garës së 100 metrave shpinë në Lojërat e Tokios.

Lydia e tyre e vogël, mbiemri Jakoby, 17 vjeç, studente e shkollës së mesme locale, i dha ‘shtetit të akullit’ medaljen e parë të artë në historinë e tij, duke mposhtur afrikano-jugoren Schoenmaker dhe “mbretëreshën” e Rios, mbajtëse e rekordit botëror.

Një përrallë e lindur në një pishinë 25 jardë, ose 22,86 metra, e vetmja në dispozicion për vendasit dhe Lydian, që ka ecur lart e poshtë, që nga mosha gjashtë vjeç, kur prindërit, e kanë detyruar atë të mësojë të notojë, në rast se bie në ujë gjatë ekskursioneve në det.

Përveç, që vajza menjëherë u bë e fortë dhe në moshën 12-vjeçare, ajo kishte përmirësuar një seri rekordesh të pafundme kombëtare: “Unë kurrë nuk kam ndjerë se ishte problem të stërvitesh në një pishinë kaq të vogël, fitorja ime mëson se mund të arrish majat edhe duke filluar nga vend i panjohur”.

Ajo arriti kohën 1’04″95, një nga triumfet më të pabesueshme dhe më të papritura në historinë olimpike. Mesa duket, asgjë nuk është e pamundur për një vajzë, e cila feston ditëlindjen e saj çdo 4 vjet (ajo lindi më 29 shkurt).

Në kohën e saj të lirë, Lydia luan piano, bas dhe kitarë në Band River String të Snow River. Por muzika prej ari është shumë më harmonike për të.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 86 metra lydia e tyre e vogël mbiemri jakoby me 2773 banorë në një pishinë 25 jardë në qytetin seward ose 22 86 metra lydia e tyre e vogël mbiemri jakoby me 2773 banorë në një pishinë 25 jardë në qytetin seward ose 22

Sondazh

Poll