Sport

Juventus-Dybala, azhornimet e fundit, para firmës rinovuese

27 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA
Juventus-Dybala, azhornimet e fundit, para firmës rinovuese

ITALI – Nga Manuel Locatelli te Paulo Dybala, duke kaluar nga Merih Demiral, Aaron Ramsey, Juan Cuadrado dhe Giorgio Chiellini: merkato hyrëse dhe dalëse, kontratat që do të rinovohen me Juventusin. Deri tani bardhezinjtë nuk kanë lëvizur shumë në tregun e futbollit, por duket se i kanë thurur telat, për të nisur sulmin përfundimtar kur të ekzistojnë kushtet e duhura.

Jo se kjo javë është vendimtare për përfundimin e të gjitha negociatave, por diçka po lëviz në kampin juventin. Ose më saktë, dikush tashmë ka lëvizur. Jorge Antun, agjenti i Paulo Dybala, të cilit i përfundon kontrata në verën e ardhshme, po vjen nga Argjentina.

Ballë për ballë palët do të jenë në gjendje të arrijnë në një zgjidhje, për të vazhduar së bashku përtej vitit 2022. Kjo është dëshira jo vetëm e Juventusit por edhe e Joya, i diferencuar nga një tendosje muskulore në kofshën e majtë, por i etur jo vetëm për t’u kthyer në stërvitje, por edhe për të vënë nënshkrimin e tij në kontratë.

Kthimi i Massimiliano Allegri në stol me siguri ka përshpejtuar mundësinë e gjetjes së një marrëveshje, pasi trajneri është një admirues i Paulo Dybalas. Juventusi do të ishte i gatshëm t’i ofronte argjentinasit 10 milionë neto në sezon plus bonuse deri në vitin 2025, një shifër që mund të kënaqte kërkesat e lojtarit, i cili është një kandidat për t’u bërë edhe kapiteni i ardhshëm dhe flamuri i Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giorgio chiellini jorge antun juan cuadrado manuel locatelli massimiliano allegri merih demiral paulo dybala giorgio chiellini jorge antun juan cuadrado manuel locatelli massimiliano allegri merih demiral paulo dybala

Sondazh

Poll