Sport

Kapacitetet e kufizuara të stadiumeve, Liga italiane thërret: “Hapje totale”!

27 Korrik 2021, 10:37 Nga DOSJA
Kapacitetet e kufizuara të stadiumeve, Liga italiane thërret:

ITALI – Enrico Preziosi, presidenti i Genova-s, ndezi debatin: “Si kërkoni të kufizoni kapacitetin e stadiumeve në 50% dhe vazhdoni të kërkoni 100% të taksave?”. Një pyetje retorike, që shpejt kompaktoi të gjithë asamblenë e Ligës të Serie A, e cila u mblodh në një video-konferencë për shkak të Covid.

Asambleja shkoi më tej, duke mbështetur idenë e Preziosit për të rihapur stadiumet në 100% (falë Green Pass). Dhe në çdo rast, në alternativë, u kërkua heqja menjëherë e largësisë, duke marrë parasysh, se vetëm stadiumi i Juventusit, një strukturë e re konceptuale, mund të garantojë 50% të kapacitetit, duke lënë një vend të lirë midis dy spektatorëve.

Në këtë moment, megjithë presionin e presidentëve, vullneti për të negociuar me qeverinë mbizotëron (topi është për presidentin FIGC, Gravina dhe Dal Pino, president i Ligës), por nëse në mbledhjen tjetër, planifikuar për në 2 gusht, nuk ka asnjë lajm, ajo mund të hapte një front të opozitës së fortë me ekzekutivin. Shpresa është që kjo të mos ndodhë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dal pino enrico preziosi gravina green pass për shkak të covid president i ligës presidenti i genova presidentin figc stadiumeve në 50% dal pino enrico preziosi gravina green pass për shkak të covid president i ligës presidenti i genova presidentin figc stadiumeve në 50%

Sondazh

Poll