Sport

VIDEO / Dëmtohet rëndë në vend të sikletshëm sportisti në Olimpiadë

27 Korrik 2021, 06:44 Nga DOSJA
VIDEO / Dëmtohet rëndë në vend të sikletshëm

JAPONI – Peruani Angelo Narvaez pësoi një përplasje të dhimbshme në garën e parë të skejtbordit në historinë e olimpiadës. Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja që futen në Lojërat Olimpike.

Narvaez ishte një ndër favoritët për të fituar medalje, por nisja e tij nuk mund të ishte më e keqe dhe e dhimbshme në raundin e parë paraelimiator.

Sportisti rrëshqiti mbi një parmak, e më pas kur ra në tokë sipër skejtbordit nuk e mbajti ekuilibrin, duke u përplasur me një shtyllë.

21-vjeçari e pati të pamundur që të vazhdonte garën menjëherë dhe mori disa kohë sa të qetësohej. Pavarësisht kësaj, ai arriti të kualifikohej në finalen e madhe dhe e mbylli garën i pesti.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll