Sport

Legjendë! Pellegrini në histori, finalja e pestë olimpike për të…

27 Korrik 2021, 08:36 Nga DOSJA

JAPONI – Për të pestën herë radhazi, notarja Federica Pellegrini fluturon në finalen olimpike në garën 200 metra stil i lirë. Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një femre në historinë e notit botëror.

Në garën e saj të preferuar, 33-vjeçarja Fede, në gjysmëfinalen e garës së 200 metrave stil i lire, arriti kohën e shtatë më të mirë, 1’56’44 (e treta në baterinë e saj) dhe u kualifikuar për në finalen e lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Notarja legjendare italiane, Federica Pellegrini, kishte fituar argjend më 2004, ari në 2008, e pesta më 2012 dhe e katërta më 2016. Tani ajo do të përpiqet në ndërmarrjen e saj të fundit për të mbyllur karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Emocion i madh në fund të garës: “Nuk ishte objektivi minimal, ky ishte goli im i vërtetë për këto Lojëra Olimpike”,– u shpreh Federica me lot. “Ishte një gol i vështirë, sepse niveli është ngritur shumë. Falënderoj stafin tim të mrekullueshëm që më kanë ndjekur në këto dy vjet. Ky ishte qëllimi i kësaj Olimpiadë,”– tha ajo në mikrofonat e Rai.

“Thjesht Federica Pellegrini!”. Kështu Coni e përgëzoi notaren legjendare në Twitter, notaren e parë në histori, e cila merr pjesë në të njejtën garë, në pesë finale të Olimpiadave radhazi.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 200 metra stil i lirë 33-vjeçarja fede federica pellegrini për të pestën herë radhazi tokyo 2020 200 metra stil i lirë 33-vjeçarja fede federica pellegrini për të pestën herë radhazi tokyo 2020

Sondazh

Poll