Sport

Osaka: “Ishte më shumë se një zhgënjim, nuk munda ta menaxhoj presionin”

27 Korrik 2021, 08:55 Nga DOSJA

JAPONI – “Për mua çdo humbje është një zhgënjim, por sot ndjej që ky zhgënjim dhemb më shumë se të tjerët”. Naomi Osaka nuk germëzonte dot fjalët, pasi u eliminua në raundin e tretë të turneut të tenisit në “Tokyo 2020”.

“Presioni mbi mua këtu, ishte shumë i madh,”– shtoi japonezja, numri 2 i tenisit në botë, e cila ishte edhe sportistja e fundit që mbajti pishtarin në ceremoninë e hapjes.

“Por unë jam në Olimpiadën time të parë dhe nuk kam qenë në gjendje ta përballoj këtë presion,”– shtoi Osaka, e cila kishte hequr dorë edhe nga ‘Roland Garros’, duke u ankuar për një formë depresioni.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport naomi osaka numri 2 i tenisit në botë roland garros tokyo 2020 naomi osaka numri 2 i tenisit në botë roland garros tokyo 2020

Sondazh

Poll