Sport

Bolonja e çmendur pas Arnautoviç: festë para hotelit!

27 Korrik 2021, 09:16 Nga DOSJA
Bolonja e çmendur pas Arnautoviç: festë para hotelit!

ITALI – Me disa orë vonesë në orar, Marko Arnautoviç ka zbarkuar mbrëmë në Bolonjë, i mirëpritur me një entuziazëm të shfrenuar të tifozëve emilianë.

Bombë tymi, brohoritje dhe shalle për sulmuesin austriak, i cili pasi të kryejë ekzaminimet mjekësore në qendrën ‘Isokinetic’, më pas do të nënshkruajë kontratën me Bolonjën.

Rreth pesëqind tifozë e kanë pritur mbërritjen e Arnautovic në hotelin ‘I Portici’ në mbrëmje. Sulmuesi austriak, 32 vjeç dhe i freskët nga përvoja e tij në Kinë me Shanghai Port, rikthehet për herë të dytë në futbollin Italian, pas një periudhe të shkurtër me Interin në sezonin 2009-10 ( vetëm 3 ndeshje në seria A).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 32 vjeç marko arnautovic në hotelin 'i portici' sulmuesi austriak tifozëve emilianë 32 vjeç marko arnautovic në hotelin 'i portici' sulmuesi austriak tifozëve emilianë

Sondazh

Poll