Sport

“Tokyo 2020”, Bermuda në histori: fiton medaljen e parë të artë në Olimpiadë!

27 Korrik 2021, 05:56 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”, Bermuda në histori: fiton medaljen e parë

JAPONI – Atletja Flora Duffy fitoi fitoi medaljen e artë në garën e tregarëshit sportiv. Kjo ishte e para dhe historike për Bermudën, një vend i vogël me vetëm 65 mijë banorë.

Duffy, një nga dy sportistët përfaqësues të vetëm të Bermudës në Japoni, e arriti këtë sukses të sajin në pjesëmarrjen e katërt në Olimpiada.

33-vjeçarja Duffy më parë nuk kishte shkuar kurrë përtej vendit të tetë. Fillimi i garës u shty me 15 minuta, për shkak të kushteve të vështira të motit në Gjirin e Tokios.

Medalja e fundit olimpike e fituar nga një sportist përfaqësues i Bermudës ishte medalja e bronzit i fituar nga boksieri Clarence Hill, në Montreal 1976.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletja flora duffy bermudën clarence hill gjirin e tokios me vetëm 65 mijë banorë tregarëshit sportiv atletja flora duffy bermudën clarence hill gjirin e tokios me vetëm 65 mijë banorë tregarëshit sportiv

Sondazh

Poll