Politike

Do të nisin protestat? Lulzim Basha zbulon stategjinë e opozitës: Zgjedhjet nuk i njohim! (Nuk komenton dorëheqjet në Korç

27 Korrik 2021, 10:56 Nga DOSJA
Do të nisin protestat? Lulzim Basha zbulon stategjinë e opozitës:

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë për të rikthyer legjitimitetin. I pyetur se nëse do të ketë protesta, Basha tha se PD nuk stepet asnjëherë por do të vazhdojë me betejat sa herë shkelen standardet e demokracisë. Kur u pyet nëse PD do ta njohë apo jo rezultatin e zgjedhjeve, Basha tha shkurt e prerë: JO! Ndërsa nuk komentoi as dorëheqjen e drejtuesëve të degës së PD në Korçë, duke u shprehur se vëmendja sot do të ishte vetëm për raportin e OSBE.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Do të nisin protestat?

Basha: Vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet tek ky raport. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, por edhe transparencë jo vetëm para PD por edhe para shqiptarëve. PD nuk është stepur para asnjë vendimi.

Pyetje: Si do të vijoni betejën tuaj?

Basha: Kam një ftesë miqësore, kur ballafaqoheni me raportet zyrtare, si qytetare dhe ndërmjetës, zgjedhjet o janë të vjedhura, o të humbura. Nuk është dramë me një akt. Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë surprizë të qëndrimeve tona. Ne do të kemi vetëm betejë sa herë standardet të shkelen.

Pyetje: A do ta njohë PD rezultatin e zgjedhjeve?

Basha: Nuk mund dhe nuk do ta njohim kurrë. PD dhe  opozita ka të gjitha mjetet për të sjellë ndryshimin. Nuk është sfida vetëm e jona.

Pyetje: Dorëheqja e drejtuesëve të degës në Korçë?

Basha: Nuk e heq vëmendjen nga raporti. 25 prilli nuk kishte lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

LAJMI KRYESOR: RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! S’jemi të gëzuar, drejtësia të veprojë, u liruan protagonistët e dosjes “339”

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021 lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 10:52

VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...