Politike

Do kërkoni reformë të re zgjedhore në shtator? Basha: Do të bëjmë gjithçka që shumica shqiptare të gjejë shprehjen te

27 Korrik 2021, 10:21 Nga DOSJA
Do kërkoni reformë të re zgjedhore në shtator? Basha: Do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë të hapur një mundësi bashkëpunimi me maxhorancën për të hartuar një reformë të re zgjedhore. I pyetur nga gazetarët, gjatë një konference për shtyp, Basha tha se detyra e partisë është që të bëjë gjithçka që shumica e shqiptarëve të gjejë shprehjen tek çdo akt dhe veprim i opozitës. 


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Rregullimi i kuadrit ligjor, në shtator do kërkoni reformë të re zgjedhore?

Basha: Institucionet nuk janë më në shërbim të njerëzve. Përmendet rekomandimin numrin 1, por unë do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen disa pika më poshtë. Nuk mbaj mend që të sugjerohet që shteti të mbajë votime të lira dhe të fshehta. Nuk e mbaj mend të ketë ndodhur më 30 vite demokraci. Në 25 prill ka rënë demokracia. Në asnjë raport nuk gjendet një rekomandim i tillë. Për t’u kthyer tek pyetja juaj, detyra është shumë më e madhe. Detyra është që duke kuptuar dhe pranuar krizën e thellë të demokracisë do të bëjmë gjithçka që shumica shqiptare të gjejë shpjehjen tek çdo akt dhe veprim i opozitës. Brenda dhe jashtë parlamentit. Përfshihet edhe detyrimi i palëve për të garantuar votën e lirë.

LAJMI KRYESOR: RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! S’jemi të gëzuar, drejtësia të veprojë, u liruan protagonistët e dosjes “339”

(k.m,kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021 lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021

Sondazh

Poll