Politike

Raporti i OSBE-ODHIR/ Arben Pëllumbi: Vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, vërtetoi se

27 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-ODHIR/ Arben Pëllumbi: Vlerësimi më pozitiv i

TIRANË–  Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi doli  në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, Pëllumbi theksoi se OSBE ka dhënë vlerësimin më pozitiv ndonjëherë për zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri, teksa shtoi se raporti vertetori se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Ai tha se merita u takon qytetarëve për vlerësimin pozitiv të OSBE për zgjedhjet. Sekretari shtoi se PS tashmë është gati për të adresuar çdo rekomandim që nuk është adresuar ende.


Fjala e Arben Pëllumbit: 

Në zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjedhin mes kandidatëve. Në kushtet e një kuadri ligjor. Pas një marrëveshje, pas ngërçit politik, atkorët politikë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. KQZ er riformatuar iu përkushtua organizimit të zgjedhjeve. Është qartë dhe ap asnjë ekuivok, vlerësimi pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita u takon qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës. Më lejoni të citoj disa argumenta në mbështetje të konstatimit. Sa i përket zgjedhjeve, përshkruhet pozitivisht puna e KQZ së re, zgjedhjet parlamentare u organizuar mirë nga administrate zgjedhoer. KQZ u përball me detyrime të reja të zgjeruara. Pavarësisht vonesave, miratimi i rregulloreve, trajtimin e stafit, KQZ ia arriti të përmbushë si duhet detyrimet e saj, operoi me transparencë seanca të hapura për aktorët. Administrimi zgjedhor në të gjitha nivelet gëzoi vlerësimin e aktorëve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimete OSBE/ODIHR në vendin tonë. Angazhimi ynë si forca mëe e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër. Në përfundim, falenderojmë OSBE për profesionalizmin dhe angazhimin në përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

OSBE-ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(kle.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben pëllumbi raporti i osbe per 25 prillin arben pëllumbi raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2021, 20:11

Maskarada e Erion Veliaj-t

Nga Ermal MulosmaniTë shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e...