Politike

Lirohet nga burgu “Niçja” i Shijakut, Basha thirrje për organet e drejtësisë: Paradoks! Ne kërkojmë ndëshkim

27 Korrik 2021, 10:12 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu “Niçja” i Shijakut, Basha thirrje për

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi vendimin për lirimin e Altin Avdylit dhe 3 anëtarëve të tjerëve të dosjes ‘339’. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Basha tha se SPAK të mos bëjë ‘ping-pong’, por të hetojë dhe ndëshkojë përgjegjësit e krimeve zgjedhore.


Pjesë nga fjala e Bashës:

Shqiptarët e kërkonin ndryshimin dhe sot e duan ende. Është detyrë e drejtësisë dhe SPAK të ndjekë dosjet e krimeve zgjedhore, duke përfshirë ato që kanë zënë pluhur dhe të ndalë ping-pongun. Të mos lirohen autorët e 339, siç ndodhi dje dhe në veçanti ortakët e krimit të organizuar. Gjendemi para një paradoksi, të gjithë ne kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Në të njëjtën ditë lirohen disa nga personazhet e dosjes së Shijakut që ishte një nga përbërësit e krizës politike në vend. Asnjë nga politika nuk është hetuar dhe nuk është marrë i pandehur.

LAJMI KRYESOR: RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! S’jemi të gëzuar, drejtësia të veprojë, u liruan protagonistët e dosjes “339”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021 lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021

Sondazh

Poll