“E kemi thënë ne, e thotë dhe raporti”/ OSBE tha fjalën e fundit për zgjedhjet, Basha i numëron një më një: S’po
27 Korrik 2021, 10:08Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur ‘konfirmim të masakrës zgjedhore’ raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur ditën e sotme, Basha tha se raporti ka konfirmuar të gjitha pretendimet e ngritura nga PD. Ai numëroi të gjitha shkeljet e kryera gjatë zgjedhjeve, të cilat sipas tij janë të thëna edhe në raportin e OSBE.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Qytetarët u njohën tashmë me raportin e OSBE që u publikua ditën e djeshme. Konfirmoi atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë tashmë. Në fakt konfirmohet ajo që kemi thënë se 25 prilli ishte masakër zgjedhore. E kemi thënë, e kanë parë shqiptarët. E di e gjithë bota demokratike. Ky raport është vula e turpit në vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizimit. Shkrirja në një e partisë në pushtet dhe shtetit. E kemi thënë ne, e thotë dhe raporti. Rritje fiktive e punësimit në administratë dhe presion, e kemi thënë ne, e konstaton dhe raporti. Përdorimi i fondeve publike, e kemi thënë, e kemi denoncuar, e konstaton edhe raporti. Vjedhja e të dhënave dhe ngritja e sistemit kriminal, e kemi thënë ne, e zbuloi media dhe e konstaton edhe raporti. Përdorimi i grupeve kriminale, e kemi thënë ne, e thotë edhe raporti. Kemi depozituar 185 padi në SPAK dhe Prokuroritë e rretheve në lidhje me këto krime. Por sërish asnjë nga krimet nuk është ndëshkuar. Nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala. Më 25 prill nuk ishte PD që u dëmtua, por Shqipëria dhe shqiptarët.
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke vendosur që të ...
TIRANË- “Raporti i OSBE-ODHIR konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit pati masakër ndaj vullnetit të qytetarëve,”-ky është përfundimi i Partisë Demokratike....
TIRANË– Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që...
TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin përfundimar të zgjedhjeve të 25 prillit në vend. Në raportin e publikuar shkruhet se duhet të përmir...
TIRANË- Grupe njerëzit kanë mbajtur shënim emrat e votuesve në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas raportit përfundimtar të publikuar nga OSBE/ODIHR, grupet që m...
TIRANË- Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të vendosur karantinën 14 ditore për emigrantët, 6 ditë para zgjedhjeve, pengoi qytetarët që të votojnë. N...
Nga Ermal MulosmaniTë shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e...
TIRANË- Partia Socialiste ishte më shumë e favorizuar në zgjedhjet e 25 prillit për reklamim në media. Këtë gjë e ka publikuar OSBE/ODIHR-i me anë të rapor...