Berisha “non grata” nga Amerika/ Basha gjithë vëmendjen tek raporti i OSBE tek zgjedhjet: E komentojmë në një takim tje
27 Korrik 2021, 10:25Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Basha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetje:Gjatë fushatës kërkuat që Tom Doshi mos të garonte sepse ishte “non grata”, a aplikohet e njëjta për Sali Berishën?
Basha:Jemi krenarë për ligjin e dekriminalizimit. Beteja jonë do të vazhdojë. Nuk komentoj asnjë çështje që del jashtë këtij raporti. Mbetem i hapur për çdo koment tjetër në çdo takim tjetër. Çdo shmangie nga raporti nuk i shërben interesit publik. Kemi kohë që të diskutojmë për çdo gjë tjetër.
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë të hapur një mundësi bashkëpunimi me maxhorancën për të hartuar një reformë të re zgjedhore. I...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi vendimin për lirimin e Altin Avdylit dhe 3 anëtarëve të tjerëve të dosjes ‘339’. Gjatë konfer...
TIRANË– Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi doli në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 pri...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur ‘konfirmim të masakrës zgjedhore’ raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjal...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke vendosur që të ...
TIRANË- “Raporti i OSBE-ODHIR konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit pati masakër ndaj vullnetit të qytetarëve,”-ky është përfundimi i Partisë Demokratike....
TIRANË– Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që...
TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin përfundimar të zgjedhjeve të 25 prillit në vend. Në raportin e publikuar shkruhet se duhet të përmir...