Politike

Nuk ka rihetim për Fatmir Mediun! GJKKO rrëzon kërkesën e hapjen e dosjes ‘Gërdeci’: Pati 10 vite kohë, asgjë s’ju

27 Korrik 2021, 06:47 Nga DOSJA
Nuk ka rihetim për Fatmir Mediun! GJKKO rrëzon kërkesën e

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke vendosur që të mos rifillojë hetimet ndaj Fatmir Mediut për dosjen e Gërdecit. Proces ky i bllokuar që prej vitit 2009.

Pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas vendimit të GJKKO, Prokuroria ka pasur 10 vite kohë që ta hetonte dosjen e Gërdecit, pasi ai nuk ka pasur imunitet. Po ashtu ka shtuar edhe faktin se për rinisjen e hetimeve, Prokuroria nuk ka depozituar prova të reja por është mjaftuar vetëm me një kërkesë.

Ky vendim është cilësuar nga SPAK si i pabazuar në ligj dhe me anë të një reagimi zyrtar pas rrëzimit të kërkesës, ka njoftuar se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO-së. 

Pjesë nga vendimi i GJKKO:

Nga sa u pasqyrua më sipër, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish – deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal. Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Ishin prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, të cilët i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehej se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

(k.m;kle.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike feruzan durdaj gjkko zamira durdaj feruzan durdaj gjkko zamira durdaj

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2021, 20:11

Maskarada e Erion Veliaj-t

Nga Ermal MulosmaniTë shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e...