Politike

Trazira tek PD në Korçë/ Jep dorëheqjen kreu i degës, sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen parti

27 Korrik 2021, 09:16 Nga DOSJA

KORÇË– Drejtuesit e Partisë Demokratike në degën e Korçës kanë vendosur të japin dorëheqjen nga pozicioni i tyre. Kreu i Degës së Partisë Demokratike, Andrea Mano; sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar me anë të një shkresë zyrtare, tek e cila ata kanë firmosur largimin e tyre nga partia, kanë sqaruar shkakun duke drejtuar “gishtin” nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas tyre, PD është kthyer në një parti klienteliste që ka hedhur poshtë të gjithë mundin e anëtarëve të saj për interesa të caktuara. Edhe pse kanë lajmëruar largimin nga struktura e PD-së, të gjithë të dorëhequrit kanë firmosur se ende janë mbështetës së ideve dhe vlerave demokrate.

“Gjykojmë se kryetari i Partisë Demokratike, me arrogancën e tij po e kthen PD në një partinë klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Pd po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie. Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës së ideve dhe vlerave që ajo mbart nga dita e krimit të saj,”-shkruhet në letër.

 

 

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit; Partia Socialiste ka fituar 6 mandate, PD 5 mandate, ndërkohë që LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andrea mano largime nga pd ne korce pd ne korce andrea mano largime nga pd ne korce pd ne korce

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2021, 20:11

Maskarada e Erion Veliaj-t

Nga Ermal MulosmaniTë shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e...