Politike

‘Ç’do bëni që Rama mos t’i vjedhë më zgjedhjet?’/ Basha premton: Puna nuk ka reshtur, asnjë parti nuk ka sakrifiku

27 Korrik 2021, 10:42 Nga DOSJA
‘Ç’do bëni që Rama mos t’i vjedhë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme se PD do kërkojë përmes reformave që pushteti t’i kthehet qytetarëve dhe të punojë për ta. Ai tha gjatë fjalës së tij se PD nuk e ka reshtur punën dhe beteja do të shtohet, ndërsa shprehu besimin se do të ketë edhe mbështetjen e aleatëve strategjikë, si BE apo dhe SHBA.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Përdorimi i pushtetit vendor, ç’do bëjmë që të mos jemi në të njëjtat pozita në zgjedhjet lokale?

Basha: Është betejë që na takon të gjithëve, drejtësia ka rolin e saj që i kërkojmë ta përmbushë. Edhe PD ka rolin e saj. Gjithë lufta jonë ka qenë për t’u shërbyer çështjeve. Gjithë kriza është produkt i dështimit. Pushteti vendor është një nga hallkat. PD do kërkojë përmes reformave që pushteti t’i kthehet qytetarëve dhe të punojë për ta.

Pyetje: Pavarësisht raportit, kemi DASH që i ka njohur zgjedhjet, ka uruar edhe Ramën për fitoren. Keni plan për të sqaruar për çfarë ka ndodhur?

Basha: Puna nuk ka reshtur në asnjë rast. Kemi përballë një kundërshar që nuk ka reshtur për të ndryshuar të vërtetën. Të gjitha këto janë kauza që na bashkojnë. Ne presim dhe kemi besim se me partnerët do të zhvillojmë ura dialogu në funksion të një platforme që do të rikthejë demokracinë.

Pyetje: Zgjedhjet janë vjedhur, çfarë iu bën të mendoni se në zgjedhjet e ardhshme Rama nuk do t’i vjedhë zgjedhjet?

Basha: Që prej 2015, PD nuk ka ndenjur duarkryq. Të pakta janë familjet politike që kanë sakrifikuar kaq shumë për të mbrojtur vlerat. Prandaj përgjigjia është e thjeshtë. Do të intensifikojmë betejën tonë në fronte dhe forume. Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë dhe siç e kam deklaruar do të hedhim hapat e nevojshëm në çdo fushë. Shqipëria nuk do të kthehet me fytyrë nga Lindja. Beteja jonë do të jetë fare e thjeshtë. Sovranit i është hequr e drejta për të vendosur.

LAJMI KRYESOR: RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! S’jemi të gëzuar, drejtësia të veprojë, u liruan protagonistët e dosjes “339”

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021 lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021

Sondazh

Poll