Politike

RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! S’jemi të gëzuar, drejtësia t

27 Korrik 2021, 08:53 Nga DOSJA
RAPORTI i OSBE-ODHIR për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli

TIRANË- “Raporti i OSBE-ODHIR konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit pati masakër ndaj vullnetit të qytetarëve,”-ky është përfundimi i Partisë Demokratike. Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur edhe njëherë pikat e raportit, duke kërkuar nga drejtësia që të ndëshkojë përgjegjësit e krimeve zgjedhore, e të mos i lirojë ata.

Duke marrë kështu shembullin e Altin Avdulit, i njohur ndryshe si “Niçja i Shijakut’, i cili ishte marrë si i pandehur për dosjen “339”. Po ashtu, Basha paralajmëroi lëvizje në të gjitha frontet dhe bisedime me aleatët strategjike, BE dhe SHBA, për t’i vënë në dijeni për atë që e cilësoi si mungesën e demokracisë në vend. I pyetur nëse do kërkoni reformë të re zgjedhore në shtator, Basha tha se opozita do të bëjë gjithçka që është e mundur në mënyrë që të shprehet vullneti i qytetarëve. 


Por ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, Basha nuk iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me çështje që nuk kishin lidhje me raportin. Ndër to përfshiheshin: qëndrimi i PD lidhur me “non grata” e paraardhësit të tij në parti, Sali Berisha, dorëheqjen e anëtarëve të degës së Korçës dhe disa çështjeve të tjera.

OSBE-ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021 lulzim basha lulzim basha per raportin 27 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2021, 20:11

Maskarada e Erion Veliaj-t

Nga Ermal MulosmaniTë shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e...