Sport

Shaqiri: “E vlerësoj Igli Tare, do të ishte intrigues rikthimi në Serinë A”

26 Korrik 2021, 14:52 Nga DOSJA
Shaqiri: “E vlerësoj Igli Tare, do të ishte intrigues rikthimi

ANGLI – Në preferencat e trajnerit toskan, është dhe Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare, që në të kaluarën ka mbrojtur dhe ngjyrat e Interit është shprehur i nderuar për këtë interesim.

Ai ka folur me elozhe për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, duke thënë se ka një respekt për të. I pyetur nga mediat italiane për një rikthim në Itali, 29-vjeçari është përgjigjur: Do të ishte intriguese.

“Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme te Lazio. Ndihem i nderuar për interesimin e tyre. E kam ndjekur Lazion për një kohë të gjatë, është një skuadër e madhe. Sarri luan me formacionin 4-3-3.

I përshtatet karakteristikave të mia dhe më pëlqen trajneri sepse praktikon një futboll sulmues. Do të ishte intriguese një rikthimi im në Itali”,– ka thënë Shaqiri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...