Sport

“Tokyo 2020”: Ceremoni respekti për 46-vjeçaren Chusovitina, Olimpiada e 8-të për të

26 Korrik 2021, 14:27 Nga DOSJA

JAPONI – Garat e gjimnastikës artistike në “Tokyo 2020”, për një çast janë pezulluar në qendrën “Ariake” për të nderuar dhe respektuar gjimansten uzbeke Oksana Chusovitina, e cila edhe pse 46 vjeç, garon për herë të 8-të në Lojërat  Olimpike. Ajo ka përfaqësuar BS, Uzbekistani, Gjermaninë dhe tani, sërish vendlindjen e saj, Uzbekistanin.

Në karrierën e saj të gjatë sportive, ajo ka fituar dy medalje olimpike (një ari ekipore në Barcelona ’92 dhe një argjendi në Pekin 2008, e para me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, e dyta me Gjermaninë). Në Tokio, Chusovitina u eleminua mjaft shpejt nga gara…

Oksana, nëna e 22-vjeçares Alisher, ajo u kualifikua për Lojërat Olimpike të Tokios pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës 2019, ndërkohë që muajin e kaluar ajo fitoi në Kupën e Botës në Doha (të gjithë emrat e mëdhenj mungonin në specialiteti i saj).

Në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, ajo kishte veshur leotardin gjerman, për të falënderuar vendin, ku djali i saj ishte trajtuar dhe kuruar për sëmundjen e leuçemisë.

Kësisoj, uzbekja Oksana Chusovitina arriti ‘rekordin’ e Josefa Idem në krye të renditjes së femrave në Lojërat Olimpike, me 8 pjesëmarrje. Duke marrë parasysh renditjen absolute të këtij ‘rekordi’, më i pranishmi në lojërat olimpike ka qenë Ian Millar, një kalorës kanadez, me 10 pjesëmarrje në harkun kohor midis 1972 dhe 2012 (ai ishte 65 vjeç në Londër).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 46 vjeç garon për herë të 8-të në lojërat  olimpike ian millar nëna e 22-vjeçares alisher një kalorës kanadez oksana oksana chusovitina tokyo 2020 46 vjeç garon për herë të 8-të në lojërat  olimpike ian millar nëna e 22-vjeçares alisher një kalorës kanadez oksana oksana chusovitina tokyo 2020

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...