Sport

Gjakova: “Ky nuk është fundi i karrierës sime, do të vazhdoj”

26 Korrik 2021, 13:02 Nga DOSJA
Gjakova: “Ky nuk është fundi i karrierës sime, do të

JAPONI – Kampionia më e re olimpike, Nora Gjakova, foli menjëherë pas momentit të fitores ndaj francezes Cysique, ku i dha meritat që i takonin trajnerit Driton Kuka e gjithashtu nuk la pa përmendur edhe Majlinda Kelmendin, që sipas saj ka qenë shumë e rëndësishme në rrugëtimin e saj.

“Po me duket e pabesueshme. Është ndjenjë e papërshkrueshme, kurrë nuk e kam besuar që sot do ta fitoj Medaljen e Artë Olimpike. Kam ardhë për të fituar por, kurrë nuk i dihet. Shpresoj që ky nuk është fundi i karrierës time, unë ende mendoj më vazhdu.

Falemnderit Majlindës që na e ka hapë rrugën, sepse nëse ajo nuk na kish mësu të besojmë në këto ëndërra, unë ndoshta nuk do të isha sot këtu. Shumë kam pasë dëshirë që edhe Akili të jetë medalist.

Së pari, falënderoj zotin për këtë medalje. Falemnderit Tonit që është meritori kryesor për të gjitha këto suksese. Faleminderit familjes sime, që në të njëjtën kohë e kanë përshku këtë rrugëtim me ne sepse kanë pasur dy xhudistë në familje”, u shpreh kampionia dardane, e cila i dha medaljen e dytë të artë Kosovës brenda një Olimpiade.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...