Sport

Xhudoja, “ari” i Kosovës, krenaria për të gjithë shqiptarët. E shtata në botë

26 Korrik 2021, 11:04 Nga DOSJA

JAPONI – Pas triumfit dhe medaljes së artë të fituar nga xhudisja Distria Kraniqi, sot mbarë shqiptarët janë ndjerë krenarë. Një tjetër sportiste nga Kosova, xhudistja Nora Gjakova, në kategorinë e peshës deri 57 kg., ka fituar medaljen e atë dhe shpallur kampione Olimpike.

Pa dyshim, një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të ri kosovar, në veçanti në disiplinën e xhudos, i cili tashmë e ka lënë gjurmën e tij në Lojërat e 32-ta Olimpike të Tokios, edhe pse një delegacion modest me 11 sportistë.

Dhe në këtë bilanc arritjesh, nuk po llogarisim medaljen e artë të Majlinda Kelmendit në olimpiadën e “Rio 2016”, e cila hapi këtë shteg suksesi, e cila e çon në tre numrin e medaljeve të arta, të fituara nga sportistet, që kanë bërë krenar një komb të tërë.

Ndër pesë xhudistët kosovarë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Liriana Kuka, si dhe Akil Gjakova për meshkuj, dy prej tyre: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë janë kampione olimpike dhe kanë fituar medaljet e arta të Olimpiadës.

Edhe pse provizore, në sajë të suksesit të dy xhudisteve të reja shqiptare, aktualisht Kosova renditet në vendin e 7-të në klasifikimin e përkohshëm të Olimpiadës. Bravo Kosova, bravo Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, shqiptarët në mbarë globin janë krenarë për ju!

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport distria kraniqi në kategorinë e peshës deri 57 kg nora gjakova distria kraniqi në kategorinë e peshës deri 57 kg nora gjakova

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2021, 09:21

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen…

ITALI – Cristiano Ronaldo u jep fund thashethemeve mbi të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave që e shihnin larg Juventusit, portugezi ka mbërritur dje në Torino d...