Sport

Seria A, qeveria italiane lejon 50% të kapacitetit të stadiumeve, por vetëm për Juventusin

25 Korrik 2021, 17:44 Nga DOSJA
Seria A, qeveria italiane lejon 50% të kapacitetit të stadiumeve, por

ITALI – Fillimi i sezonit të ri të Serisë A mbetet me shumë paqartësi sa i takon rregullave të reja që kërkohet për tifozët për t’u futur në stadiume.

Në pamje të parë rregullat e vendosura nga qeveria italiane do të lejojnë që stadiumet të mbushen me një kapacitet prej 50% të kapacitetit të tyre, por duket se jo gjithcka mbyllet këtu.

Sipas komitetit të ekspertëve të ministrisë së shëndetësisë italiane, sic raporton Tuttosport, ky kapacitet do të shoqërohet edhe me një hapsirë rreth 1 m dincë nga njëra ulëse tek tjetra. Një kusht i tillë redukton dukshëm kapacitetin e stadiumeve.

Vetëm stadiumi i Juventusit e kaln me sukses edhe distancën edhe plotëson kushtin e 50% të kapacitetit. Ndërkohë në stadiumet e tjera ky kusht i distancës e con kapacitetin prap në 33% dhe kështu nodh në “San Siro”, “Olimpico”, “Artemio Franchi” apo stadiumi i Napoli “Maradona”.

Kjo situtë ka shpërthyer në një lumë ankesash e kritikash në rrjetet sociale duke akuzuar edhe si një favorizim të Juventusit nga ana e qeverisë. 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll