Sport

“Tokyo 2020”: IOC-sportistëve, 30 sekonda pa maskë në podium, por pa përqafime!

25 Korrik 2021, 08:58 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: IOC-sportistëve, 30 sekonda pa maskë në

JAPONI – Medalistët të maskuar? Jo më. Pas ditës së pare, me atletët në podiumin olimpik, duke vjedhur një moment, vetëm për foton me medaljen, IOC ndryshoi ceremonialin shumë të rreptë, të shpërndarjes së medaljeve.

Kjo u njoftua nga Komiteti Olimpik Australian, pasi u publikuan pamjet e qeshura të notareve australiane të stafetës 4×100 sl në podium. “IOC na ka informuar, se janë futur rregulla të reja. Atletët do të mund të heqin maskën për 30 sekonda në podium, për fotografi, por më pas, ata do të duhet ta vendosin përsëri maskën. Atletët tanë thjesht po ndiqnin udhëzimet e reja të IOC-s,”– deklaruan australianët.

Sidoqoftë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, u ka kërkuar sportistëve të mos ketë përqafime në podium. “Ne jemi në krah të atletëve, – tha zëdhënësi i IOC Mark Adams, – por ka gjëra, që për fat të keq na u desh t’i bënim më rigoroze. Ne do të këshillojmë dhe do t’i kërkojmë të gjithëve t’i binden rregullave”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “ioc na ka informuar komiteti olimpik australian medalistët të maskuar? ne jemi në krah të atletëve zëdhënësi i ioc mark adams “ioc na ka informuar komiteti olimpik australian medalistët të maskuar? ne jemi në krah të atletëve zëdhënësi i ioc mark adams

Sondazh

Poll