Sport

Mauricio Pochettino, nën “Kullën e Eifel”-it edhe për dy sezone të tjerë

23 Korrik 2021, 17:59 Nga DOSJA

FRANCE – Paris SG njofton se trajneri Mauricio Pochettino dhe stafi i tij kanë rinovuar kontratën me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2023. I ardhur si trajner në janar 2021, Mauricio Pochettino është një figurë historike për PSG, një klub në të cilin ai ka mbajtur shiritin e kapitenit nga 2001 deri në 2003.

Gjatë muajve tij të parë në krye të Paris SG, Mauricio Pochettino, fitoi “Trophée des Champions”, “Coupe de France” dhe e renditi skuadrën nga kryeqyteti në vendin e dytë në Ligue 1 me 82 pikë të grumbulluara. Këtu nuk po përmendin paraqitjen në Champions League, ku veçanërisht fitorja 4-1 ndaj Barcelonës në 1/16-tat ishte mbresëlënëse.

“Ne jemi të kënaqur që Mauricio ka ripohuar angazhimin e tij ndaj familjes Paris Saint-Germain”,- tha Nasser Al-Khelaïfi, administrator i Paris SG. – Duke qenë gjithashtu kapiten i ekipit 20 vjet më parë, ai i kupton vlerat e klubit, ambicien dhe vizionin për të ardhmen. Me udhëheqjen e Mauricio, ne jemi të ngazëllyer dhe të sigurt për atë që pret e ardhmja.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 30 qershor 2023 nasser al-khelaifi paris sg trajneri mauricio pochettino 30 qershor 2023 nasser al-khelaifi paris sg trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll