Sport

PSG gati të vendosë për Mbappe, në pritje të Ronaldos dhe Pogba

22 Korrik 2021, 11:07 Nga DOSJA
PSG gati të vendosë për Mbappe, në pritje të Ronaldos

FRANCE – Ende pa rinovuar dhe në qendër të merkatës verore të ‘big’-ëve, Kylian Mbappe është rikthyer të stërvitet me shokët e skuadrës.

Reali i Madridit është në prag dhe pret zhvillimet për yllin francez, i cili duket i joshur shumë nga oferta spanjole. Ai shpreson që drejtuesit e Paris SG ta lënë të lirë për t’u vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Në rast mungese të rinovimit a shitjes, Mbappe rrezikon të largohet falas vitin e ardhshëm, ndërkohë që këtë verë për të sheikët do të përfitonin rreth 150 mln. euro.

Paralelisht, Leonardo, drejtori sportov i Paris SG ka piketuar dy blerjet e radhës, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Mbappe.

Cristiano Ronaldo është emri i parë në listë, një tentativë që përfshin edhe Mauro Icardin, si mjet shkëmbimi, ndërsa po merr edhe më shumë formë ideja për të afruar në kryeqytet edhe Pol Pogba.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo kylian mbappe mauro icardin paris sg pol pogba cristiano ronaldo kylian mbappe mauro icardin paris sg pol pogba

Sondazh

Poll