Sport

Pa rinovim kontrate dhe dëmtim i ri, Dybala vazhdon të shqetësojë Juventusin

21 Korrik 2021, 21:23 Nga DOSJA
Pa rinovim kontrate dhe dëmtim i ri, Dybala vazhdon të

ITALI-Sezoni i ri për Dybalan nis me dëmtim. Sulmuesi i Juventusit, i pari që mbërriti në Continassa ka pësuar një tërheqje në seancën e fundit stërvitore dhe u detyrua të largohet nga qendra sportive. Mendohet se dëmtimi i lojtarit ka të bëjë me lodhjen e muskujve që mund ta mbajnë jashtë fushave për më shumë se 10 ditë.

Ditën e shtunë, bardhezinjtë do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Cesenas, ndërsa Dybala do të kryejë stërvitje të personalizuar.Jo një dëmtim serioz, por që mund të ndikojë në përgatitjen e Joya-s, i cili, me Allegrin, ka çdo qëllim që të kthehet si protagonist në fushë.

Në atë rast, rinovimi i shumë diskutuar ende nuk ka arritur dhe agjenti do të mbërrijë në Torino në fund të muajit,por lajmi i dëmtimit nuk është aspak i mirë për të ardhmen e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll