Sport

Balaj kthehet në Rusi, do të luajë për debutuesit e Novgorodit

22 Korrik 2021, 05:15 Nga DOSJA
Balaj kthehet në Rusi, do të luajë për debutuesit e

RUSI – Bekim Balaj është zyrtarisht futbollist i Nizhny Novgorod. Ai ka lënë këtë verë Sturm Grazin pas dy sezonesh, për të shijuar një tjetër aventurë të re dy-vjeçare me skuadrën që është ngjitur në Premier Ligën ruse.

Pasditen e djeshme, pasi po stërvitej prej disa ditësh atje, sulmuesi 30-vjeçar i kombëtares kuqezi ka zyrtarizuar edhe të ardhmen e tij. Klubin rus i Nizhny Novgorod është një skuadër e themeluar më 2015 dhe do të debutojë në Premier Ligën ruse këtë sezon.

Ky është një rikthim për Balajn në kampionatin rus, pasi në periudhën 2016-2019 ka qenë pjesë e Akhmat Groznyt, një klub çeçen që militonte në elitën e futbollit rus, ndërsa dy sezonet e fundit luajti me Sturm Graz në Austri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport akhmat grozny bekim balaj nizhny novgorod sturm grazin akhmat grozny bekim balaj nizhny novgorod sturm grazin

Sondazh

Poll