Sport

“E treta e vërteta”, Van Gaal në krye të Holandës për “Katar 2022”

22 Korrik 2021, 05:46 Nga DOSJA

HOLANDE – Federata e futbollit holandez dhe Luis Van Gaal kanë mbyllur një marrëveshje, që do të shohë trajnerin e njohur të kthehet në krye të stolit të ekipit kombëtar.

Kjo është raportuar nga tabloidi holandez “De Telegraaf”, duke pretenduar se Van Gaal, 70 vjeç, ka rënë dakord të drejtojë ekipin kombëtar të tulipanëve në kupën e botës “Katar 2022”. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga federata, e cila ka qenë duke kërkuar një trajner të ri, pas dorëheqjes së Frank de Boer pas eliminimit në “Euro 2020” nga Republika Çeke.

Në kualifikimes e kupës së botës “Katar 2022”, Holanda e udhëhequr nga De Boer ka humbur 4-2 kundër Turqisë dhe një humbje e mëtejshme kundër Norvegjisë, në ndeshjen e planifikuar për në 1 shtator, mund ta bëjë problematic kualifikimin e tulipanëve.

Van Gaal e ka udhëhequr Holandën dy herë, ku në këtë të fundit i çoi portokallinjtë në vendin e tretë në “Brazil 2014”. Më pas ai u transferua te Manchester United, një klub që e shkarkoi atë dy ditë pasi fitoi “Kupën e FA” në 2016. Në janar 2017, Van Gaal ishte trajneri i cili udhëhoqi Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich, njoftoi se donte të tërhiqej.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “brazil 2014” de boer de telegraaf euro 2020 federata e futbollit holandez luis van gaal nuk ka asnjë konfirmim nga federata “brazil 2014” de boer de telegraaf euro 2020 federata e futbollit holandez luis van gaal nuk ka asnjë konfirmim nga federata

Sondazh

Poll