Sport

“Kemi ardhur të respektojmë veten tonë”, Ilir Daja i qartë në konferencë, sfidon Basel-in: Nëse duam të…

21 Korrik 2021, 21:51 Nga DOSJA
“Kemi ardhur të respektojmë veten tonë”, Ilir Daja i

ZVICËR-Partizani do të sfidojë të enjten në orën 20:15 në raundin e dytë të Conference League zviceranët e Basel.Partizani nuk e pati këtë fat sepse shorti i përcaktoi si kundërshtar në raundin e dytë eliminator të “Conference League-s” Baselin e Zvicrës.

Demat e kanë të qartë që nëse eliminohen askush nuk do t’i kritikonte, por në krahun tjetër nëse i’a dalin të realizojnë mrekullinë, atëherë do të ishte një nga arritjet më të mëdha në historinë 75-vjeçare të klubit kryeqytetas. Ilir Daja, trajneri i Partizanit foli në prag të ndeshjes.

“E respektojmë Baselin, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koeficientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje.Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion.

Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme” theksoi Daja.

Do të jetë një përplasje me Taulant Xhakën: “Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë. Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon.

Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për ti hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptar të Bazel”, mbylli Daja fjalën e tij në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së të enjtes.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport basel ilir daja partizani basel ilir daja partizani

Sondazh

Poll