Sport

Inter poker Pro Vercellit në miqësore, shënon edhe Calhanoglu. De Vrij ngre në piedestal Inzaghin: Ka potencial!

21 Korrik 2021, 21:43 Nga DOSJA
Inter poker Pro Vercellit në miqësore, shënon edhe Calhanoglu. De

MILANO-Inter po vazhdon të përgatitet për startin e Serie A, planifikuar më datë 21 Gusht në “San Siro” kundër Genoa-s. Në qendrën stërvitore të Suning, miqësorja me Pro Vercellin përfundoi me shifrat 4-0 falë golave të Brozovic, Calhanoglu dhe dopieta e Mulattierit

“Simone Inzaghi ka potencial, ai është një trajner i zgjuar”. Kështu e nis intervistën Stefan De Vrij, mbrojtësi i Interit. “Me të ka një atmosferë të këndshme, të gjithë janë në dispozicion për të dhënë më të mirën – shtoi holandezi, duke folur ende për Inzaghin -. Lukaku? Romelu është shumë i fortë, ai ka bërë hapa përpara vitet e fundit.

Më në fund, në lidhje me objektivat e kampionatit të ardhshëm, De Vrij përfundoi: “Ne mezi presim të provojmë përsëri lëkurën tonë. Ne jemi një ekip fitues. Ne kemi fituar kampionatin dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të përpiqemi të konfirmojmë veten përsëri ”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter inter

Sondazh

Poll