Sport

Shpërthen Ballotelli ndaj nënës të së birit: “Nuk përdoret babai i fëmijës, si bankomat”

22 Korrik 2021, 09:40 Nga DOSJA

ITALI – Fëmija dhe kujdestaria e tij duket se është kthyer në një “mollë sherri” mes Mario Ballotellit dhe ish të dashurës së tij, nëna e djalit Lion.

Futbollisti ka postuar një mesazh në Story ku shkruhej: “Ligji duhet t’i ndalojë femrat të kenë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për të marrë para prej tyre, kjo është diabolike, e trishtueshme dhe imorale”,- shkruan Ballotteli. Nuk ka vonuar aspak reagimi i Clelias. “Nuk ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë gjithmonë”.

30-vjeçari Balotelli, ka dy fëmijë, Pian 9 vjeç, të lindur nga lidhja me Raffaella Fico dhe Lion, që ka lindur në shtator të 2017 nga e fejuara me origjinë zvicerane, Clelia.

Duket se gjithçka e shkruar në rrjetet sociale nga lojtari ka qenë e mirëmenduar: “Familja lind nga dashuria dhe jo nga ajo që të intereson. Nëse ti je beqare, zbavitesh dhe nuk e mban dot veten, nuk mund të përdorësh persona të tretë si bankomat, gjej një punë përpara se të kesh fëmijë. Edhe nëse ligji nganjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… dhe dënimi në fund do të jetë hyjnor”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 30-vjeçari balotelli clelias lion mario ballotellit nëna e djalit lion pian 9 vjeç raffaella fico 30-vjeçari balotelli clelias lion mario ballotellit nëna e djalit lion pian 9 vjeç raffaella fico

Sondazh

Poll