Sport

Brdariç “frikë” jo nga AEL, por nga gjyqtari dhe tifozët qipriotë…

22 Korrik 2021, 10:16 Nga DOSJA
Brdariç “frikë” jo nga AEL, por nga gjyqtari dhe

QIPRO – Sot, në mbrëmje, në orën 19:00 sipas orës shqiptare, Vllaznia do të përballet me skuadrën qipriote AEL të Limasolit për turin e dytë të “UEFA Conferenca League”.

Skuadra shkodrane, pas një udhëtimi me avion çarter, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Qipro. Pasdite ajo ka zhvilluar edhe një seance stërvitore në stadiumin “Venue Tsirion Athlítiko Kentro”, ku do të zhvillohet ndeshja, terreni i të cilit linte mjaft për të dëshiruar.

Paraditen e sotme, në mjediset e hotelit, trajneri i Vllaznisë, gjermani Thomas Brdariç, është shprehur se “frika” tij më e madhe është gjyqtari i ndeshjes, si dhe tifozët qipriotë, pasi për skuadrën e AEL-it ata janë përgatitur dhe i kanë marrë masat.

“Ne jemi shumë të fokusuar dhe jam i kënaqur nga atmosfera e ekipit. Jemi këtu për të arritur objektivat tonë. Skuadra është përmirësuar shumë në javët e fundit dhe jam shumë i sigurtë tek ekipi.

Dua që skuadra të sillet mirë në fushë, të funksionojë si ekip dhe lojtarët të jenë të disiplinuar. Po luajmë në një ndeshje në transfertë dhe duhet të jemi të kujdesshëm për lojën, por edhe për arbitrin.

Kjo skuadër ka tifozë shumë dhe përvçse është ekip i mirë duhet të kemi kujdes edhe nga ata. Uroj që gjithçka të shkojë mirë. AEL është një skuadër që sulmon dhe mbrohet mire, por ne i kemi marrë masat. Do të jetë një ndeshje interesante,”– ka deklaruar Brdariç para takimit ndaj AEL të Limasolit.

Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, në stadiumin “Venue Tsirion Athlítiko Kentro” të Limasolit, nën drejtimin e gjyqtarit danez Mads-Kristoffer Kristoffersen, do të zhvillohet takimi AEL Limasol-Vllaznia, i vlefshëm për turin e dytë të “UEFA Conference League” Pas një jave, në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet takimi i kthimit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “uefa conferenca league” ael limasol-vllaznia ael të limasolit gjermani thomas brdariç top channel trajneri i vllaznise vllaznia “uefa conferenca league” ael limasol-vllaznia ael të limasolit gjermani thomas brdariç top channel trajneri i vllaznise vllaznia

Sondazh

Poll