Bota

Sulmi i 6 janarit në Kapitol/ Bennie Thompson: Është një ndër sfidat më të mëdha të vendit, do të hetoj imtësisht Don

21 Korrik 2021, 16:42 Nga DOSJA
Sulmi i 6 janarit në Kapitol/ Bennie Thompson: Është një

SHBA-Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, Bennie Thimpson, ka thënë se do të zhvillojë hetime më të gjera përsa i përket sulmit të Kapitolit më 6 janar.

Ai ka folur për The Gurdian, ku ka deklaruar se do të hetojë imtësisht Donald Trump, duke shtuar dhe se është i gatshëm që të shkarkojë edhe anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të administratës së Trump, të cilët mund të kenë marrë pjesë në kryengritjen që la 5persona të vdekur dhe 140 të plagosur.

“Çështjet e 6 janarit janë një nga sfidat më të spikatura që kemi si komb, për t’u siguruar që kjo demokraci të mos bjerë pre e njerëzve që nuk identifikohen vërtetë me demokracinë.” tha Thompson.

Thompson tha për The Guardian se fusha kryesore e hetimit do të përqendrohet në faktet dhe rrethanat e sulmit në Kapitol dhe seanca e parë është planifikuar të fillojë më 27 korrik, ku mes dëshmitarëve kryesorë do të jenë edhe Trump dhe udhëheqësi i republikanëve, Kevin McCarthy.

Më shumë se 500 njerëz janë akuzuar për krime federale gjatë pushtimit të Kapitolit në 6 Janar. Trazirat që shpërthyen në Uashington e detyruan Kongresin të tërhiqej nga seanca e përbashkët që ishte planifikuar të shpallte zyrtarisht fitoren e Joe Biden në Nëntor.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bennie thimpson donald trump sulmi ne capitol bennie thimpson donald trump sulmi ne capitol

Sondazh

Poll