Bota

STUDIMI: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive kundër variantit Delta

21 Korrik 2021, 16:28 Nga DOSJA
STUDIMI: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive kundër

SHBA- Një studim i bërë në një laborator në Universitetin e New York-ut sugjeron që vaksina Johnson & Johnson nuk është aq efektive kundër variantit Delta të virusit sa është kundër atij origjinal.

Mediat e huaja raportojnë se ekspertët arritën në këtë përfundim pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët. Rezultatet tregojnë se më shumë se 13 milion njerëz që kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson, mund të kenë nevojë të marrin një dozë të dytë, mundësisht ose vaksinën Pfizer-BioNTech ose Moderna.

Sipas studimit, vaksinat Pfizer dhe Moderna ishin 94 deri 95% të efektshme në parandalimin e COVID-19 ndërsa Johnson & Johnson kishte një normë afërsisht 67% efektive.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 vaksina johnson & johnson vaksinat pfizer dhe moderna covid-19 vaksina johnson & johnson vaksinat pfizer dhe moderna

Sondazh

Poll