Bota

Lodhen nga zhurma dhe klubet e natës, banorët e Beogradit dërgojnë padi në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut

21 Korrik 2021, 16:32 Nga DOSJA
Lodhen nga zhurma dhe klubet e natës, banorët e Beogradit

BEOGRAD– Banorët e Beogradit kanë dërguar një padi në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut pas zhurmës së lartë në kryeqytetin serb. Në padinë e tyre drejtuar Gjykatës, ata theksojnë se janë duke u’ torturuar’ dhe për shkelje të të drejtave për jetë të qetë familjare dhe privatësi.

Avokatja e popullit serb, Marina Mijatoviç tha se ajo e çoi çështjen në gjykatën në Strasburg pasi autoritetet e Beogradit nuk iu përgjigjën vendimit të një gjykate lokale muajin e kaluar.

Jeta e natës në Serbi është ringjallur pas heqjes së masave anti-covid, ku kafenetë, baret dhe klientët e etur për argëtim i janë rikthyer edhe njëherë festave, por kjo situatë duket se është kthyer në në problem shqetësues për një pjesë të banorëve të Beogradit.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni beograd zhurma ne beograd beograd zhurma ne beograd

Sondazh

Poll