Bota

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nuk ka asnjë datë zyrtare rreth nisjes së gjykimit

21 Korrik 2021, 15:03 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nuk ka asnjë

HAGË-Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se janë në përgatitje e sipër për ecurinë e çështjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në prezantimin e sotëm u tha se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për nisjen e gjykimit. Është deklaruar se janë nxjerrë thuajse dhjetë pako me materiale shtesë që kanë të bëjnë kryesisht me deklarime të dëshmitarëve dhe janë dorëzuar dy kërkesa.

“Pas konferencës së fundit mbi ecurinë e çështjes, janë nxjerrë 10 paketat me materiale. Gjithashtu janë dorëzuar edhe dy kërkesa shtesë për masa mbrojtëse për datën 27 dhe 28 qershor. Pjesa më e madhe e këtyre paketave ka të bëjnë me deklarata të mëparshme, që ndërlidhen me provat materiale, që janë përmendur edhe në parashtrimin në emër të mbrojtjes së Thaçit”.- tha prokurorja.

Me tej, thuhet së ka pasur një kërkesë shtesë, për masa mbrojtëse dhe janë pesë dëshmitare ndërkombëtarë të cilët ende nuk janë miratuar.

“Kjo ka të bëjë kryesisht me provat materiale të ndërlidhura mbi dëshmitarët e raporteve lidhur me masat mbrojtëse. Janë pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët ende nuk janë marrë miratimet. Krahas kësaj ka edhe një numër të vogël materialesh, sa i përket dorëzimit të tyre kjo është jashtë kontrollit tonë”.- tha prokurorja.

Akuzohen për krime lufte/ Nis konferenca e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përplasje për afatet e gjykimit, avokati i Thaçit: S’jeni vetë gati

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ish kreret e uck kosova ne hage ish kreret e uck kosova ne hage

Sondazh

Poll