Bota

Frymëzuar nga Britney Spears! Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA paraqet projekt-ligjin për të mbrojtur ata që janë të paaft

21 Korrik 2021, 11:43 Nga DOSJA
Frymëzuar nga Britney Spears! Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA

SHBA– Lufta e Britney Spears për t’i dhënë fund kontrollit nga babai i saj, ka frymëzuar propozimin e një projekt-ligji të ri në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Ligji i propozuar për të luftuar shfrytëzimin ndaj personave të cilët nuk janë të aftë të ruajnë vetenm, i jep të drejtë personave të kërkojnë ndërrim të kujdestarëve të tyre me një person tjetër, qoftë anëtar familje apo jo.

Projekt-ligji, i prezantuar nga republikanja Nancy Mace dhe demokrati Charlie Crist do të garantojë të drejtën që individët të cilat janë të paaftë për tu mbrojtur, tju caktohet një kujdestar privat.

Ky projekt-ligj vjen i frymëzuar nga Spears, pasi kjo e fundit bëri kërkesë në një gjykatë të Los Anxhelosit për ti dhënë fund kontrollit mbi jetën e saj personale, karrierën dhe financat. Në dëshminë e saj tronditëse për të atin, ajo tha se ishte detyruar të bënte veprime kundër vullnetit të saj.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britney spears charlie crist nancy mace britney spears charlie crist nancy mace

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 12:45

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superlukso...