Bota

Pala mbrojtëse e ish krerëve të UÇK-së kërkon listën e dëshmitarëve, Prokuroria e kundërshton: Është komplet jashtë

21 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA
Pala mbrojtëse e ish krerëve të UÇK-së kërkon

HAGË– Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së dhe zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk kanë rënë dakord në seancën e sotme që hetuesit të dorëzojnë një listë të dëshmitarëve, që do të dëshmojnë në gjyq.

Avokati Luka Mishetiç, i cili përfaqëson ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin.

“Lërkojmë që Prokuroria ta bëjë një listë”, tha avokati Mishetiç. Me këtë mendim ra dakord edhe David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

Ndërsa prokurorja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit” të takimit të sotëm.

“Kjo kërkesë nga mbrojtja është komplet jashtë kontekstit. Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana,”- tha prokurorja.

 

Akuzohen për krime lufte/ Nis konferenca e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përplasje për afatet e gjykimit, avokati i Thaçit: S’jeni vetë gati

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hagë ish kreret e uck jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage luka mishetiç hagë ish kreret e uck jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage luka mishetiç

Sondazh

Poll