Bota

“Keni thënë hapur se nuk keni prova kundër tij”/Avokati i Kadri Veselit kërkon lirimin e tij të menjëhershëm, reagon

21 Korrik 2021, 15:59 Nga DOSJA
“Keni thënë hapur se nuk keni prova kundër

HAGËBen Emmerson, avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë tha se Prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër Veselit duke shtuar se e kishte thënë këtë hapur.

Ai shtoi se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim për shpalljen e tij si i pafajshëm.

“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëpunim, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime. Do të ishte e drejtë që Z. Veseli të kthehet në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, tha avokati Ben Emmerson.

Në anën tjetër, prokurorja u kundërpërgjigj duke thënë se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, dhe nuk i dha një përgjigje konkrete për lirimin.

“Deklaratat e bëra nga Z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”, tha prokurorja.

Akuzohen për krime lufte/ Nis konferenca e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përplasje për afatet e gjykimit, avokati i Thaçit: S’jeni vetë gati

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ben emmerson hagë ish kreret e uck kosova ne hage ben emmerson hagë ish kreret e uck kosova ne hage

Sondazh

Poll